Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Shkurt 2021, 16:04

Votoni: Cili mendoni se ka të drejtë, Juli apo Sindi?

Tema kryesore e diskutimit këto dy ditët e fundit ka qenë debati mes Julit dhe Sindit e më pas reagimi i ashpër i konkuirrentes. Juli në puntatën e të hënës u shpreh se mamaja i kishte thënë se Sindi është "Si vaj Borshi, ekstra i virgjër". 

Sindi iu kthye me tone të larta Julit duke i thënë: "Ky është koment seksist, mbylle gojën, mos guxo t'i bësh më këto komente para një femre. Atë vajin e Borshit ta tregoj unë ty. More vesh?! Bëni komente seksiste! Kërko falje".

Juli i kërkoi falje Sindit, e cila nuk e pranoi dhe kërkoi vendimin e produksionit. Produksioni vendosi t'i pezullojë të dy nga programi. Teksa kjo çështje vazhdon të diskutohet e me siguri do të vazhdojë derisa dy protagonistët të rikthehen në studio, kemi hapur këtë sondazh ku ju mund të votoni se cili kishte të drejtë.

Poll