Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Shkurt 2021, 15:03

Blindohet QSUT, një i dënuar me Covid dërgohet tek Infektivi

Mesditën e sotme spitali Infektiv është blinduar nga forca të shumta policie për shkak se është bërë transferimi i një të burgosur të infektuar me Covid nga spitali i burgut drejt Infektivit.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën për të shmangur ndonjë incident gjatë kohës së transferimit.

Kapacitetet në spitalin infektiv janë drejt ezaurimit. Pas plotësimit të tyre, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi sot se është shtruar numri i shtretërve në katër spitalet COVID.

Burimi: abcnews.al