Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Shkurt 2021, 12:12

Në vaskë me petale, Fjolla në momente intime me Fisnikun

Fjolla Morina duket se po e shijon shumë lidhjen e dashurisë me Fisnik Sylën. Fisniku ka treguar se është shumë romantik dhe në Shën Valentin e surprizoi Fjollën me një vaskë me petale trëndafili, një shtrat të zbukuruar dhe një buqetë të madhe.

"Jeta ime! Të dua përgjithmonë", shkroi këngëtarja krah postimeve.

Ndërkohë së fundmi Fisniku ka bërë disa postime ku tregon se ata po vazhdojnë të relaksohen edhe pas Shën Valentinit.

Çifti shihen në vaskë, me maska në fytyrë dhe duke shijuar shampanjë.

"Ja çfarë të bën nusja", shkruan Fisniku krah fotove.