Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Shkurt 2021, 10:10

'Mi thave sytë o shpirt', Klea Huta humb personin e shtrenjtë

Sot është një ditë e trishtë për Klea Hutën. Moderatorja ka humbur një nga njerëzit më të dashur të familjes, gjyshin e saj të shtrenjtë. 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Klea me një postim në Instastory ku shpreh dhimbjen e një lajmi të tillë.

“Ma këpute shpirtin o gjysh, mi thave sytë o shpirt. Qofsh i xhenetit”, shkruan Klea.