Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Shkurt 2021, 01:01

'Jini më të mirat në shtrat, të tjerat i blen ai me kartën e tij', receta e dashurisë sipas Wanda Naras

Wanda Nara i ka bërë një dedikim special në Instagram me rastin e Shën Valentinit sulmuesit të PSG Mauro Icardi. Modelja ka treguar sipas saj edhe "recetën" për një marrëdhëni më të mirë, krah fotos ku shihet se ka gatuar ëmbëlsirën e preferuar të partnerit.

“Shën Valentini është …Gatuajeni çdo ditë dashurinë tuaj, priteni atë me sanduiçët më të mirë milanezë të përgatitur nga unë në 3 të mëngjesit pas një loje … ose thjesht zbritni në kuzhinë në agim dhe përgatitni sanduiçët më të mirë të pulës dhe avokados në botë (vetëm sepse ai e kërkon) bëjini ëmbëlsirat e tij të preferuara pasdite … dhe jini më të mirat në shtrat …gjithçka tjetër e blen ai me kartën e tij… Të dua Mauro Icardi”, shkruan Wanda Nara.