Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Shkurt 2021, 01:01

Sherr mes opinionistave/ Arjani e thumbon, Meridiani përgjigjet: Je virus që nuk ka vaksinë

Përpos sherreve të konkurrentëve, së fundmi edhe opinionistët e "Përputhen" janë përfshirë në debate. Arjan Konomi ka debatuar shpeshherë me opinionistët e "Përputhen Prime", Fatma Haxhialiun dhe Meridian Ramçajn. 

Arjani debatoi me Meridianin kur ky i fundit akuzoi Ledjanën se ka lidhje jashtë programit. Ndërsa me Fatmën nisi kur ajo bëri një postim ku e quante seksiste deklaratën e Arjanit se djemtë duhet t’u bëjnë më shumë komplimente vajzave.

Sot Arjani ka thumbuar Fatmën me një postim në Instagram, të cilin duket se e ka edhe për opinionistët e tjerë.

“Për opinionistë nuk ka rënë inflacioni, por flama”, shkruan Arjani.

Menjëherë është përgjigjur Meridiani, i cili shkruan: "Të të bjerë flama personalisht është diçka që e vuan ti.. Por kur je një virus që nuk ka vaksinë që të ndalon me helmet që injekton dhe personat që dëmton, atëherë duhet t’i vësh duart kokës, se kthehesh në një pandemi që të gjithë duan ta shporrin. Hap krahun".