Nga Shqipëria / E Martë 16 Shkurt 2021, 15:03

Klaudia Pepa i lë të gjithë gojëhapur në klipin e Fabrizio Moros

Është publikuar më në fund klipi i shumëpritur i këngëtarit italian Fabrizio Moro, ku protagoniste është balerina shqiptare me famë përtej kufijve, Klaudia Pepa.

Kënga mban titullin "Voglio Stare Con Te" dhe në fokus ka një histori dashurie që nis që në fëmijërinë e protagonistëve. Një vajzë e vogël që dashuron kërcimin, por ka frikë ta shohin dhe i dashuri i saj që gjen mënyrën më romantike për ta admiruar në heshtje.

Në klip shohim Klaudian teksa kërcen me mjeshtëri ndërsa "vitet" kalojnë.

Balerina publikoi disa foto nga ky projekt duke u shprehur e lumtur për këtë bashkëpunim.

Ju ftojmë të ndiqni më poshtë klipin.