Nga Shqipëria / E Martë 16 Shkurt 2021, 14:02

Covidi i merr jetën një tjetër mjeku në vendin tonë

Një tjetër humbje në radhët e bluzave të bardha është shënuar nga Covid 19. Mjeku dermatolog në Vlorë Llambro Bala e ka humbur betejën me Covid.

Lajmi është bërë i ditur nga shoqata e mjekëve të Shqipërisë, të cilët shprehur ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve dhe te afermeve te tij.

“Me dhimbje te thelle Urdhri i Mjekeve te Shqiperise njofton humbjen e Dr.Llambro Bala, mjek Dermatolog ne Vlore, si pasoje e Covid-19.

Urdhri i Mjekeve te Shqiperise shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve dhe te afermeve te tij.

I paharuar qofte kujtimi i Tij”, shkruhet në njoftim.