Nga Shqipëria / E Martë 16 Shkurt 2021, 11:11

Era është rritur kaq shumë, Kryemadhi e uron për ditëlindje: Më fal shumë për vonesën...

Era, vajza e presidentit Ilir Meta dhe kryetares së LSI Monika Kryemadhi feston sot ditëlindjen. Kryemadhi e ka uruar Erën duke postuar në rrjete sociale një foto të saj të fundit, ku shihet se ajo është rritur shumë. Kryemadhi i ka kërkuar falje të bijës që nuk është pranë saj në këtë ditë të veçantë.

“Era ime! Ky vit filloi me vështirësi të madhe për punën time dhe ndonjëherë më bën mua të pavëmendshme për gjëra shumë të rëndësishme, për ty Era ime. Por nuk mund ta filloja ditën sot sepse një gjë ishte në zemrën time që më shtrëngonte, dhe kuptova që mungesa e puthjes dhe perqafimit tënd ishte dhimbja më e madhe për mua.

Nuk jam sot me ty, Borën dhe Besin në shtëpi, sepse detyrimet e mia ndaj njerëzve që na përkrahin në sfidat që kemi janë shumë të mëdha, por Era, un të dua shumë por shumë shumë dhe të uroj mami edhe vite të tjera. Qofsh e lumtur dhe Zoti t’i plotësoftë të gjitha dëshirat zemra ime.

Më fal shumë për vonesën e mesazhit por rutina e tranzicionit e tjetërson edhe memorien njerëzore. Të puth mami fort ERA ime që sjell kudo ndryshimin. Të dua shumë”, shkruan Kryemadhi.