
Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka denoncuar në polici një 32-vjeçare nga Berati, pasi e ka shqetësuar.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton për abcnews.al, se vajza e re prej dy javësh e merrte në telefon Çomon shw i fliste me fjalë banale.
Mjekja e ka kallëzuar në polici dhe daj 32-vjeçare ka nisur tashmë hetimi.
Kujtojmë se sipas ligjit, thirrjet telefonike keqdashëse që bëhen me qëllim për të prishur qetësinë e tjetrit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit.