Mbrëmjen e sotme konkurrentja Xhesi Peraj nuk mori një trëndafil nga Saimiri, Princi Modern i "Love Story".

“Xhesi je vërtetë një vajzë shumë e rrallë dhe unë të vlerësoj shumë si njeri dhe të uroj nga zemra ta gjesh dashurinë e jetës”, i tha Saimiri. Po ashtu dhe Xhesi i uroi më të mirat, duke u shprehur se është një djalë me plot vlera.

Trëndafilin e parë Saimiri ia dhuroi Generdës, ndërsa të dytin Merit. Dy vajzat janë konkurrentet që do të shkojnë në finalen e madhe të "Love Storyt".




