Nga Shqipëria / E Hënë 15 Shkurt 2021, 22:10

Meri, Xhesi apo Generda? Ja cila u eliminua nga 'Love Story' një javë para finales

Mbrëmjen e sotme konkurrentja Xhesi Peraj nuk mori një trëndafil nga Saimiri, Princi Modern i "Love Story". 

“Xhesi je vërtetë një vajzë shumë e rrallë dhe unë të vlerësoj shumë si njeri dhe të uroj nga zemra ta gjesh dashurinë e jetës”, i tha Saimiri. Po ashtu dhe Xhesi i uroi më të mirat, duke u shprehur se është një djalë me plot vlera.

Trëndafilin e parë Saimiri ia dhuroi Generdës, ndërsa të dytin Merit. Dy vajzat janë konkurrentet që do të shkojnë në finalen e madhe të "Love Storyt".