Mbrëmjen e sotme në "Love Story", në TV Klan, u transmetua takimi i Saimirit me Merin, një takim shumë romantik. Saimiri kishte vendosur ta surprizonte bukuroshen me një udhëtim me helikopter.

Dyshja bënë një xhiro dhe më pas ndaluan në një fushë afër një liqeni në Belsh, ku shkëmbyen puthje dhe biseda rreth ndjenjave tyre.

"Ç’më bëre ti kështu mua! Nuk e mendoja kurrë veten kështu, si erdha dhe tani. Jam e lumtur me ty. Erdha si modele dhe më ke zgjuar një ndjenjë që…nuk e di. Jam e humbur", i tha Meri, ndërsa Saimiri rrëfeu se ndjenjat për të i rriten gjithmonë e më shumë.



