“Je si vaj Borshi!” Ky koment i Julit për Sindin në “Përputhen” e nxehu shumë keq konkurrenten. Ajo u ndje shumë e ofenduar, por kjo nuk është e gjitha.

Sindi debatoi ashpër dhe me Mevlanin, pas një komenti nga ana e tij. “Po sikur të të kisha thënë je si lule tulipani thuaj”, i tha ai Julit.

“A ka mundësi ta mbyllësh ti? Ti a ka mundësi ta mbyllësh? Seriozisht e keni?”, iu kthye Sindi, duke u çuar nga vendi i saj, në drejtim të Mevlanit.
Ajo tentoi t’i gjuante konkurrentit, por u ndalua nga të tjerët në studio. “Shumë herë ke folur ti”, tha Sindi.
View this post on Instagram
