Nga Shqipëria / E Hënë 15 Shkurt 2021, 19:07

Liesa nxjerr zbuluar Kiara Titon: Flet me reperin super seksi ndërkombëtar

Moderatorja Kiara Tito ishte së fundmi e ftuar në “Why Not. Në emision erdhi dhe shoqja e saj, njëkohësisht dhe moderatorja Liesa Haxhiasllani.

Dy vajzat iu përgjigjën pyetjeve të ndryshme, madje në një moment Liesa e nxorri Kiarën “zbuluar”. Ajo tha se moderatorja flet me dikë të ekranit ndërkombëtar. Më pas, Kiara tha se bëhet fjalë për Jason Derulon.

Roza Lati: Kiara, më thuaj tre meshkujt më seksi të ekranit?

Kiara: S’po më vjen asnjë në mendje, sinqerisht, se do e thoja

Liesa: S’ia përcaktove, për ekran shqiptar apo ndërkombëtar, se ndoshta ndërkombëtar kishte se dhe flet me këta ndërkombëtarët...

Roza Lati: Tre meshkujt më seksi të ekraneve ndërkombëtare, se kisha harruar

Kiara: Jason Derulo, Jason Derulo, Jason Derulo

Roza Lati-Liesës: Flet me Jason Derulon kjo?

Liesa: Eh

Kiara: Më ka shkruar një herë në Instagram por e ka parë Liesa

Liesa: I ka shkruar për klip po ndodhi pandemia dhe nuk shkoi dot