Nga Shqipëria / E Hënë 15 Shkurt 2021, 19:07

'Mbylle gojën, injorant, seksist', Sindi i kthehet keq Julit: Ta tregoj unë ty

Një koment i Julit gjatë puntatës së sotme të "Përputhen", hapi një debat me tone të larta. "Je si vaj Borshi", i tha Juli Sindit teksa kjo e fundit u ndje shumë e ofenduar.

"Ky është koment seksist, mbylle gojën, mos guxo t'i bësh më këto komente para një femre. Atë vajin e Borshit ta tregoj unë ty. More vesh?! Bëni komente seksiste!", i tha Sindi.

"Kërko falje", iu drejtua Sindi Julit duke u shprehur se ajo nuk qëndron më në studio nëse ai nuk largohet.