Një koment i Julit gjatë puntatës së sotme të "Përputhen", hapi një debat me tone të larta. "Je si vaj Borshi", i tha Juli Sindit teksa kjo e fundit u ndje shumë e ofenduar.
"Ky është koment seksist, mbylle gojën, mos guxo t'i bësh më këto komente para një femre. Atë vajin e Borshit ta tregoj unë ty. More vesh?! Bëni komente seksiste!", i tha Sindi.
"Kërko falje", iu drejtua Sindi Julit duke u shprehur se ajo nuk qëndron më në studio nëse ai nuk largohet.
