Nga Shqipëria / E Hënë 15 Shkurt 2021, 16:04

Pushime luksoze në Dubai, Mozzik dhe Loredana pozojnë për herë të parë së bashku pas ribashkimit

Çifti shumë i dashur për publikun, Mozzik dhe Loredana janë ribashkuar dhe po kalojnë disa ditë të mira pushimesh në Dubai, së bashku me vogëlushen e tyre, Hanën.

Dyshja nuk i kanë kursyer postimet nga udhëtimi familjar në rrjete sociale, ndërsa së fundmi kanë pozuar së bashku. Mozzik ka publikuar në Instastory një foto në pasqyrën e makinës, ku shihet dhe Loredana.

Reperi ka ndarë në rrjete sociale dhe një foto të Loredanës me Hanën, me mbishkrimin “Fotoja e vitit”. 

Nga ana tjetër, Loredana ka ndarë një foto të Mozzikut me Hanën me mbishkrimin "Fotoja e ditës".