Një foto që Arbana postoi gjatë karantinës vitin e kaluar, shkaktoi reagime të shumta. Arbana publikoi një foto në plazh teksa vendi ishte në karantinë dhe Aulona asokohe hodhi thumba në rrjete sociale pa përmendur emra.
"Tani ç'kuptim ka që ju personazhet publik para një jave keni bërë fushatën më të madhe rri në shtëpi, qëndro në shtëpi, posto foto me fëmijët, mamin, burrin, unë rri në shtëpi. Dhe ndërkohë pas një jave je duke bërë plazh. Kur sjell ti shembullin e keq, pse personazhet e thjeshtë nuk duhet ta bëjnë, mos janë gjë personazhet me brirë. E kuptoj të gjithë mund të kenë disa privilegje. Kështu që kjo pjesa ka qenë shumë zhgënjyese për mua…", u shpreh ndër të tjera Aulona.

Megjithatë e ftuar në "Expuls" në RTV Ora, Aulona ka treguar se nuk ka pasur asnjë konflikt me Arbanën dhe statusi i saj nuk ishte për moderatoren.

"Ishte diku tek 3 javë pas periudhës së pandemisë, një fundjavë me kohë shumë të mirë dhe të gjithë u larguan dhe unë thashë që nuk më duket e drejtë dhe, po e them këtu, Arbanën nuk e pashë fare. Më vonë, kur dolën këto portalet, pashë që ajo kishte hedhur një foto në rërë, në Durrës më duket, që mund të ishte dhe një foto e realizuar para një vit, siç më duket se ishte, nuk jam e sigurt.
Përshëndetemi kur shihemi korridoreve të ndonjë televizioni, por nuk ka ndonjë gjë për t’u pajtuar sepse nuk jemi zënë ndonjëherë. Përkundrazi, është një nga moderatoret më të mira, për të mos thënë në mënyrë absolute ‘më e mira’, por e vlerësoj si figurë televizive dhe e pëlqej shumë", tha Aulona.






