Nga Shqipëria / E Hënë 15 Shkurt 2021, 12:12

6 vite bashkë/ Aurela Hoxha poston foto me partnerin, por pendohet, ja postimi që u fshi

Prej kohësh Aurela Hoxha është zhvendosur në Spanjë ku ka nisur një jetë të re. Është përfolur se modelja është në një lidhje, por këtë pjesë ajo e ka mbajtur gjithmonë private deri në Shën Valentin, ku nuk duroi më dhe postoi një foto me personin që i ka vjedhur zemrën.

Në foto Aurela zbulon se ajo dhe personi misterioz kanë bashkë 6 vite, mirëpo siç duket u pendua dhe e fshiu pak më vonë postimin.

Foto e ruajtur nga iconstyle.al

Modelja foli për herë të parë për partnerin në "Shiko kush luan", kur tha se puthjen e parë e ka dhënë në takimin e parë dhe se partneri i saj është shumë xheloz për çdo njeri që i afrohet asaj.