Nga Shqipëria / E Hënë 15 Shkurt 2021, 12:12

Në arrati, por Fjolla Morina kaloi një Shën Valentin romantik, ja surpriza e Fisnikut

Fjolla Morina vazhdon të jetë në kërkim nga policia, megjithatë këngëtarja duket se po e shijon jetën krah partnerit Fisnik Syla, i cili mbrëmë i bëri një surprizë shumë romantike.

Një vaskë, një shtrat i mbushur me petale trëndafili dhe një buqetë e madhe e priste mbrëmë Fjollën, e cila e filmoi surprizën dhe e ndau me ndjekësit në Instagram.

"Jeta ime! Të dua përgjithmonë", shkroi këngëtarja krah postimeve, e lumtur për këtë surprizë.

Pak kohë më parë Fjolla tregoi se me Fisnikun janë njohur nga shoqëri e përbashkët.

Këngëtarja është shprehur se nga ky vit kërkon një bebe. "Uroj që vitin e ri ta mbyllim me bebe, që po e presim me shumë dashuri. Ju uroj të gjithëve gëzuar vitin 2021, me shëndet të mirë. Ky vit që lamë mbrapa ka qenë shumë i keq për gjithë botën. Dhe ju uroj të gjithëve që ta gjejnë dashurinë e jetës siç e kam gjetur unë", tha Fjolla për revistën "Who".