Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, ku tregon se është karantinuar dhe po përmbush detyrat e saj nga shtëpia.

Kushi apelon që të gjithë të respektojnë masat anti-COVID me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

“Të dashur miq, Pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia.
Ju bëj thirrje të gjithëve, të respektoni të gjitha rregullat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së virusit. Uroj shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja!”, shkruan Kushi.

