Nga Shqipëria / E Hënë 15 Shkurt 2021, 10:10

Kledi Kadiu jep lajmin e ëmbël: Baba për herë të dytë

Kledi Kadiu e ka nisur këtë javë me një lajm të ëmbël. Balerini i famshëm shqiptar do të bëhet baba për herë të dytë. Kledi postoi dy foto me bashkëshorten teksa ajo mbante në dorë foton e ekografisë së bebit.

Kledi zbuloi se fëmija i dytë do të vijë në jetë në muajin Gusht. 

“Familja jonë do zmadhohet. Në gusht do vijë një gëzim i ri. Jemi jashtëzakonisht të lumtur”, shkruan Kledi.

Kledi dhe Charlotte kanë edhe një vajzë, Lean, 5 vjeç.