Nga Shqipëria / E Hënë 15 Shkurt 2021, 09:09

Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është mundësia për të filluar ndryshimin

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti shpalli fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke e quajtur këtë proces “referendum”.

“Ky referendum për drejtësi e punë, e kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit, u fitua. Është diçka e pashembullt në Kosovën e pasluftës. Fitorja në zgjedhjet e 14 shkurtit “është vetëm mundësia për të filluar ndryshimin që e duam. Na presin shumë punë dhe shumë angazhim sepse vendi është në kriza të shumëfishta.

Ky rezultat tani ne na e konfirmon se nuk kemi nevojë, e nuk kemi interes për ata që duhet të reformohen në opozitë. Prioriteti ynë është drejtësia dhe punësimi", tha Kurti në një konferencë për media.

Vjosa Osmani, e cila ka garuar për postin e presidentes në kuadër të listës së Vetëvendosjes, tha se fitorja në zgjedhje nënkupton punën në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe në punën për luftimin e korrupsionit.

Sipas rezultateve preliminare, me 86 për qind të votave të numëruar, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47,91 për qind apo mbi 324 mijë vota.

Burimi: tvklan