Nga Shqipëria / E Hënë 15 Shkurt 2021, 01:01

Konkurrentja e re e 'Përputhen' nuk është e panjohur, ja ku e keni parë

Mbrëmjen e djeshme "Përputhen", iu bashkua një konkurrente e re. Ajo quhet Sara Malaj, është 22 vjeç dhe jeton në Athinë. Bjondja bukuroshe ra menjëherë në sy dhe shumica e djemve e zgjodhën t'i bashkohej programit.

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që e shohim Sarën. 

Xing.al bën të ditur se Sara tre vite më parë ajo ishte e ftuar në "Zonë e lirë" si reperja e parë femër.

Ajo ka realizuar dy këngë dhe një prej tyre në bashkëpunim me Don Phenom.

Sara u komentua shumë asokohe edhe për fotot provokuese me të brendshme.

Ndërsa tani e tutje atë do ta shohim konkurrente të "Përputhen".