Nga Shqipëria / E Diel 14 Shkurt 2021, 23:11

'Thuaje çfarë ke jashtë programit, thuaje', Sindi kapet keq me Anën

Ana dhe Sindi janë përballur sonte në "Përputhen Prime" pas debateve të shumta që kanë pasur jo pak herë mes tyre. Por as kjo përballje nuk shkoi mirë sepse vajzat hodhën e pritën fjalë ndaj njëra-tjetrës, madje Sindi akuzoi Anën se ka diçka jashtë.

Ana i kërkoi Sindit të tregonte çfarë di, por ajo u shpreh se nuk ka prova për momentin.

Debati:

Sindi: Ti më ke akuzuar për fallco por ti je vetë e tillë

Ana: Ku e pe ti?

Sindi: Ti ke tjetër gjë jashtë këtij programi dhe e përdor kohën tënde këtu për interesat e tua.

Ana: Çfarë kam unë jashtë?

Sindi: Atë do e thuash ti, tregoje çfarë ke jashtë programit

Ana: Ke prova ti?

Sindi: Sapo t’i kem në dorë do të t’i tregoj pa merak. Je më fallco nga të gjithë.