Nga Shqipëria / E Diel 14 Shkurt 2021, 23:11

Shokohen të gjithë, Jasmin çohet dhe puth Andin në mes të studios

Jasmin i ka lënë të gjithë të shokuar mbrëmjen e sotme në "Përputhen Prime". Konkurrentja u ul përballë Mevlanit për të diskutuar rreth debateve që patën tre ditë më parë, por Jasmin para se të niste diskutimin bëri një të papritur.

Ajo u ngrit nga karrigia dhe i kërkoi Andit të afrohej. Jasmin e puthi në buzë Andin dhe u kthye sërish në vendin e saj.

Ky veprim la pa fjalë edhe moderatoren Bora Zemani, e cila tha se tani dukej e pakuptimtë të vazhdohej debati me Mevlanin. 

Ndërkohë opinionisti Arjan Konomi e komentoi këtë puthje si diçka skenike, por Jasmin e mohoi dhe tha se këtë gjë donte që ta bënte që në takimin me Andin.

“Duke qenë që është Shën Valentini, do të doja që në një mënyrë apo në një tjetër, mos ta kaloj vetëm dhe është një gjë që ngeli mangët nga takimi. Nuk pata guxim ta bëja në takim”, tha ajo.

Andi nga ana tjetër mbeti i hutuar dhe tha vetëm se buzët e Jasminës ju dukën të ëmbla.