Meghan Markle dhe Princ Harry do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i çiftit, teksa bëhet e ditur se Meghan është në pritje të një djali.

“Archie, i cili pritet të mbushë 2 vjeç më datë 6 maj do të bëhet vëlla i madh. Duka dhe Dukesha i Sussex-it do të bëhen prindër për herë të dytë”, rrëfeu një burim për PEOPLE.

Meghan dhe Harry e njoftuan lajmin përmes një fotografie bardhë e zi. Meghan shfaqet me barkun e rrumbullakosur, e shtrirë në prehrin e Harry-t, teksa ai e vështron me dashuri.





