Fjorela Peto, një nga vajzat bukuroshe të "Përputhen", u largua nga emisioni pak muaj më parë pasi gjeti dashurinë jashtë.

Sot Fjorela është e ftuar në "Përputhen Prime", ku ka treguar më shumë për të dashurin e saj.

Fiorela tha se gjërat për të shkojnë shumë mirë, por ndërsa u pyet se a mori propozim këtë Shën Valentin, Fiorela tha se i dashuri nuk është tip romantik.

“Ndihem shumë mirë jashtë, gjërat janë shumë mirë. Lidhja ime vazhdon, shkon shumë mirë. I dashuri nuk është shumë romantik, është më shumë tip i fortë, por po përshtatemi”, tha ajo.




