Nga Shqipëria / E Diel 14 Shkurt 2021, 19:07

'Seksist, injorant', Ina e 'Përputhen' i kthehet keq Saimirit

Ina Kollçaku, ish-konkurrentja e "Përputhen 1", i është kthyer keq në rrjete sociale Saimirit të "Love Story" pas urimit që ky i fundit bëri për Shën Valentin.

"Gëzuar Shën Valentinin të gjitha grave në botë", shkruan Saimiri duke harruar se kjo nuk është festa e grave, por e të dashuruarve.

"Ja edhe një injorant që mendon se Shën Valentini është festa e grave, s'po merrem me anglishten e tij, po ja quaj lapsus", shkruan Ina.

"Ose mund të mendojë edhe që plasëm ne të gjitha për këtë dhe na uroi! Jo o vllai! Është skenar tjetër ai", vazhdon Ina.

"Seksist", shkruan ajo në postimin e rradhës duke i vënë kryqin Saimirit.