Nga Shqipëria / E Diel 14 Shkurt 2021, 18:06

Belës i merren mendtë, Albi: Mos je shtatzënë?

Bela tashmë është kthyer në një personazh shumë të njohur pas pjesëmarrjes në "Just Dance" dhe debatit që u shkaktua në rrjet pas deklaratës së Albi Nakos për të. 

"Më mirë martohu dhe bëj fëmijë", i tha Albi asokohe Belës e më pas kërkoi falje publike duke treguar që ata njihen dhe punojnë bashkë.

Sot Albi dhe Bela kanë treguar se vazhdojnë të mbajnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin duke hedhur e pritur batuta.

Pas performancës së sotme në "Just Dance", Bela tha se po i merreshin mendtë dhe Albi duke qeshur e pyeti mos është shtatzënë.

Albi: Ka ndonjë gjë që nuk shkon?

Bela: Më merren pak mendtë dhe më përzihet pak

Albi: Mos je shtatzënë?

Bela: Mesa duket fjala jote paska shkuar në vesh të Zotit!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)