Nga Shqipëria / E Diel 14 Shkurt 2021, 14:02

Gruaja i dhuron të shoqit për Shën Valentin fotot e vajzave që ai ka pëlqyer në Instagram

Gloria, një grua që mendohet të jetë nga Amerika, ka fituar ndjekës të shumtë në Tik Tok pas një videoje epike, e cila ka marrë më shumë se 4.4 milion shikime.

Ajo ka ndarë në këtë aplikacion dhuratën që i ka përgatitur partnerit për Shën Valentin dhe gjejeni çfarë? Gloria ka printuar të gjitha fotot e vajzave që i shoqi ka pëlqyer në Instagram, i ka vendosur në një kuti dhe kështu e ka “surprizuar”.

“Duke qenë se të gjithë po tregojnë se çfarë i kanë dhuruar partnerit për Shën Valentin, mendova ta tregoj dhe unë dhuratën time. I kam bërë burrit këtë kutinë e vogël dhe të bukur, të mbushur me foto të vajzave që ai ka pëlqyer në Instagram. Shpresoj që ta pëlqejë”, shprehet ajo në video.

Kjo padyshim është dhurata më e pazakontë e këtij Shën Valentini. Epo gëzuar!

Videoja nga "Dailymail.co.uk"