Pak kohë më parë, në rrjet qarkulluan foto të Beartit dhe Teas duke u puthur. Më pas, dyshja dolën hapur duke pranuar publikisht lidhjen e tyre.

Tashmë ata nuk fshihen më dhe nuk i kursejnë postimet në rrjete sociale. Së fundmi, Tea ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory. Një ndër to e ka pyetur se si ka reaguar gjyshi i saj për lidhjen me Beartin.

Ish-konkurrentja ka treguar se gjyshit i ka pëlqyer Bearti dhe ka ndarë një foto pranë tyre në rrjete sociale.





