Nga Shqipëria / E Diel 14 Shkurt 2021, 10:10

Adrola surprizohet për Shën Valentin nga Troi dhe është padyshim dhurata më e bukur

Siç e dimë të gjithë, modelja bukuroshe Adrola Dushi është nënë e një djali të quajtur Troi, i cili i ngjan shumë. Ajo publikon shpesh foto pranë tij në rrjete sociale dhe nuk i kursen dedikimet plot dashuri.

Mirëpo, me rastin e Shën Valentinit ka qenë i biri që e ka surprizuar me fjalët më të bukura. "Gëzuar Shën Valentinin! Faleminderit për gjithcka ma, kemi shumë kujtime të bukura për të shijuar", i ka shkruar ai, krahas një videoje me fotot e tyre.

Adrola e ka publikuar videon në Instagram, duke shkruar e emocionuar: "Une nuk e di ku kam bere aq mire sa te meritoj nje djale si ti. Nuk me besohet qe ti u rrite kaq shume sa mua t’me vije nje mesazh i tille. Jam njeriu me i bekuar ne bote. Ti je gezimi im!"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi)