Nga Shqipëria / E Diel 14 Shkurt 2021, 10:10

Maminas/ Ambulanca aksidentohet nga moti i keq, humb jetën pacientja me Covid-19

Një e moshuar me Koronavirus ka humbur jetën, pasi ambulanca në të cilën ndodhej ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar në Maminas.

71-vjeçarja do të shtrohej në një nga spitalet Covid në kryeqytet. Ambulanca ishte duke e transmetuar nga Saranda në Tiranë, por drejtuesi i saj ka humbur kontrollin për shkak të dëborës dhe shpejtësisë.

Nga aksidenti ka humbur jetën pacientja e moshuar, ndërsa mbesa që e shoqëronte është plagosur lehtë.

Burimi: "Shqiptarja.com"