Një e moshuar me Koronavirus ka humbur jetën, pasi ambulanca në të cilën ndodhej ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar në Maminas.
71-vjeçarja do të shtrohej në një nga spitalet Covid në kryeqytet. Ambulanca ishte duke e transmetuar nga Saranda në Tiranë, por drejtuesi i saj ka humbur kontrollin për shkak të dëborës dhe shpejtësisë.
Nga aksidenti ka humbur jetën pacientja e moshuar, ndërsa mbesa që e shoqëronte është plagosur lehtë.
Burimi: "Shqiptarja.com"
