Dafina Zeqiri dhe Dj Geek kanë hedhur një hap të rëndësishëm në lidhjen e tyre. Dyshja janë fejuar dhe këtë e ka treguar vetë këngëtarja, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Këngëtarja ka postuar një foto ku tregon unazën e bukur me diamant, krahas së cilës ka shkruar "Pranoj". Ajo e ka shoqëruar foton me këngën "Let's get married".

Kujtojmë se dyshja janë ribashkuar së fundmi, pasi pak kohë më parë i dhanë fund lidhjes.





