Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Shkurt 2021, 23:11

E trishtë/ Koronavirusi i merr jetën kampionit shqiptar

Ish-kampioni shqiptar i mundjes, Dashamir Petrela ka humbur jetën nga Koronavirusi në moshën 62-vjeçare.

Ai ishte infektuar prej ditësh, ndërsa së fundmi ishte përkeqësuar. Petrela është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Gjatë karrierës, ai ka përfaqësuar Partizanin dhe Shqipërinë dhe është shpallur kampion kombëtar.

Burimi: "faxweb.al"