Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Shkurt 2021, 22:10

Pak pasi u bënë prindër, gazetarja shqiptare humb të shoqin nga Covidi në moshë të re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Julian Buzo ka humbur jetën nga Koronavirusi në moshën 35-vjeçare.

Ai ishte bashkëshorti i gazetares së njohur të "STOP-it", Odeta Gjevorit. Humbja e tij ka lënë një dhimbje të madhe në jetën e familjarëve. I ndjeri sapo ishte bërë baba. 

Prej vitesh, ai punonte si montazhier në Tv Klan. Miqtë dhe kolegët kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjete sociale.