Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Shkurt 2021, 21:09

Rritet numri i viktimave/ Farmacistja nga Lushnja humb jetën nga Koronavirusi

Është shënuar një tjetër viktimë nga Koronavirusi. Bëhet fjalë për farmacisten Marinaqi Hazizi, nga Lushnja, e cila ka humbur jetën ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e “Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë”.

Njoftimi:

"Të nderuar kolegë,
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta për shkak të COVID-19 të koleges sonë të nderuar Marinaqi Hazizi (Kondakçi).
Marinaq Hazizi lindi më 10.01.1954, në qytetin e Lushnjës. Ne vitin 1977 përfundoi studimet e larta për farmaci në Universitetin e Tiranës. Marinaqi jetonte dhe e ushtronte profesionin e vet në qytetin e lindjes në Lushnjë.
Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.
Qoftë i paharruar kujtimi i saj!"

Kujtojmë se në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë raportoi 12 humbje jete nga Koronavirusi.