Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Shkurt 2021, 16:04

E fundit/ 510 vetëm në Tiranë, ja sa raste me Koronavirus u shënuan gjithsej

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 13 Shkurt 2021

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 1.152 raste të reja me Koronavirus, nga 3994 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 510 raste në Tiranë, 143 raste në Durrës, 74 raste në Lushnje, 58 raste në Fier, 44 raste në Kavajë,38 raste në Korçë, 34 raste në Tepelenë, 30 raste në Elbasan, 27 raste në Lezhë, 26 raste në Librazhd, 17 raste në Shkodër, Berat, 13 raste në Kurbin, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Kukës, 7 raste në Krujë, Vlorë, Mat, Gjirokastër, Kolonjë, 6 raste Ura-Vajgurore, Gramsh, 5 raste në Kamëz, Sarandë, 4 raste në Pogradec, Cërrik, 3 raste në Mirditë, Mallakastër, Delvinë, Malësi e Madhe, Skrapar, Maliq, 2 raste në Devoll, Përmet, Vau i Dejës, Selenicë, Himarë, Peqin, Vorë, 1 rast në Has, Divjakë, Belsh, Dibër, Patos, Poliçan, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 740 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 55,983 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 512 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht, po gjatë 24 orëve të fundit, 12 qytetarë kanë humbur betejën me Koronavirusin. Viktimat janë: 7 qytetarë nga Tirana, 1 qyetetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Kolonja, të moshave 58 -86 vjeç.