Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Shkurt 2021, 14:02

'Kemi 6 vite bashkë', Atdheu dhe Olsa flasin për lidhjen e shumëpërfolur

Së fundmi në rrjete sociale ka qarkulluar një lajm sipas të cilit Atdhe Xharavina dhe autorja e "Përputhen", Olsa Muhameti janë në një lidhje prej 3 vitesh. 

Pas këtyre lajmeve, Atdheu dhe Olsa kanë reaguar sot për herë të parë me një video ku me ironi shprehen se kanë 6 vite bashkë dhe jo 3.

Atdheu: Mirëmëngjes, jam këtu me të dashurën duke pirë kafe.

Olsa: Po pse e nxorrën këtë mo Atdhe, nga intervista thua?

Atdheu: Më e keqja që na kanë bërë 3 vite, ne kemi 6.

Olsa: Po pra po, 6 vite, kështu që keni gabuar. Çfarë do nxirrni tjetër?