Ana Lleshi ka qenë një nga vajzat më të komentuara të "Përputhen" derisa në rrjet u publikuan nga Arjoni fotot e saj me konkurrentin. Asokohe Ana mori shumë sulme në rrjete sociale dhe u përjashtua nga programi.

Por ditën e djeshme Ana u rikthye me një rol të ri. Ajo prezantoi një puntatë të "Përputhen" dhe nuk e priste që do merrte aq shumë dashuri nga publiku.

"Sot është një ditë e lumtur për mua sepse nuk e prisja që i kisha munguar kaq shumë publikut. Kam marr kaq shumë dashuri nga ju", shprehet Ana në videon e fundit të publikuar në Instastory teksa falenderon edhe Olsa Muhametin.




