Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Shkurt 2021, 11:11

Xhesi e sigurt që Saimiri do e zgjedhë: Prindërit do t’i marr me vete në Gjermani

Bukuroshja nga Shkodra, Xhesi Peraj, është një nga vajzat pretendente për të fituar zemrën e Saimirit. Ajo është shprehur shpesh herë se është shumë e lidhur me familjen dhe në një intervistë për programin “Daily Love Story”, ka treguar se nëse do jetë zgjedhja e Saimirit dhe vendos të ikë në Gjermani, do t’i marrë edhe prindërit me vete.

Do ta lije karrierën nëse Saimiri të propozon të shkosh në Gjermani me të?

Karriera si juriste nuk ndërtohet vetëm në Shqipëri, ndërtohet edhe në vende të tjera. Pjesa e familjes është diçka tjetër sepse unë mamin dhe babin i kam vetëm dhe motra ime studion jashtë. Por me kalimin e kohës mund t’i marrë edhe ata me vete, pse jo.