Nga Shqipëria / E Premte 12 Shkurt 2021, 23:11

'Të hënën mbërrijnë 7000 vaksina të Pfizer në Shqipëri'

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj zbuloi në "Java në RTSH", se ditën e hënë 15 Shkurt pritet të vijnë nga Pfizer 7 mijë vaksina në vendin tonë.

"Vaksina është hapi i fundit për t’u mbrojtur nga pandemia. Por për fatin e mirë dolën disa dhe jo vetëm një. Sepse pati një përqëndrim të botës së pasur për të zgjidhur një problem botëror. Ritmi i prodhimi i vaksinës u mbështet mbi eksperiencën e MERS-it dhe Ebolës.

Mirëpo me daljen e mutacioneve të reja u ngjallën dyshime, por për fatin e mirë ajo ka efekt. Ne nuk e prisnim që në janar të vinin dozat e para. Por ja ku jemi kur të hënën do të vijnë 7 mijë vaksina“, tha Brataj.