Një tjetër djalë i ri është bërë pjesë e "Përputhen" sot. Arsim Abdyli është nga Maqedonia e Veriut, por prej vitesh jeton në Zvicër dhe ka një firmë me shokun e tij.
Arsimi është 28 vjeç dhe është baba i një fëmije. Djali i tij quhet Lion, është 3 vjec, i cili jeton me nënën e tij në Zvicër. Takimet e tyre bëhen vetëm në fundjavë.
Për vajzat e emisionit Arsimi tha se janë të gjitha të bukura, por ka simpati më të madhe për Anën, Antonelën dhe Jaseminën.

