Nga Shqipëria / E Premte 12 Shkurt 2021, 16:04

Shën Valentini s'ka ardhur akoma, por partneri turk e surprizon që tani Gentën

Lidhja e Genta Ismajlit me biznesmenin turk Hysein Usta ka qenë në vëmendje të mediave që kur u zbulua. Çifti madje kanë bërë plane për të zgjeruar familjen në të ardhmen.

Usta i bën shpeshherë dhurata, surpriza e dedikime Gentës dhe sot dy ditë përpara Shën Valentinit e ka surprizuar me një dedikim kaq romantik.

"Jeta ime është e shkëlqyer sepse ti je me mua, më bën të lumtur edhe nëse ndihem i trishtuar dhe i lodhur. Buzëqeshja jote e bën jetën time të bukur dhe falë teje e gjithë errësira zhduket. Të dua sepse dashuria jote më çmend. Unë do të të dua deri në fund të jetës sime dhe dua të jem me ty gjithë jetën time", shkroi Usta në postimin e fundit në Instastory duke e bërë Gentën të ndihet një vajzë me shumë fat.