Klaudia, shihe pak kete lajmin per vaksinat qe ke nisur te grupi
Shumë vende të botës kanë filluar me vaksinimin kundër Koronavirusit. Deri më tani, në 76 vende janë dhënë 159 milion doza.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhënë 48 milion doza të vaksinës. Javën e shkuar janë marrë mesatarisht 1.62 milion doza në ditë. Me këtë ritëm, do të duhen rreth 9 muaj për të mbuluar 75% të popullsisë së SHBA-së me të dyja dozat.
Shpërndarja e vaksinave nga Phizer-BioNTech, si dhe nga Moderna drejtohet nga qeveria federale. Njerëzit duhet të marrin dy doza të vaksinës, disa javë larg njëra-tjetrës.
Deri më tani, 35.7 milion njerëz në SHBA kanë marrë së paku një dozë, ndërsa 11.9 të tjerë i kanë marrë të dyja.
Vaksina Pfizer-BioNTech ka filluar përdorimin në të gjithë Amerikën e Jugut, në Evropë dhe në Lindjen e Mesme. Siç është lartpërmendur, fushatat e vaksinimit kanë nisur në të paktën 76 vende.
Kur do të kthehet jeta në normalitet? Ndonëse vaksinat më të mira mendohet të jenë rreth 95% efektive, mund të jetë akoma e mundur që të përhapet sëmundja pasi të inokulohen.
Anthony Fauci, zyrtari më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, ka thënë se vaksinimi nga 70% në 85% i popullatës amerikane do të mundësonte kthimin në normalitet.
Në një shkallë globale, ky është një nivel shumë i lartë i vaksinimit. Vaksinat aktualisht raportohen me një normë mestare prej 5.80 milion në ditë në botë. Me këtë ritëm, do të duheshin vite për të arritur imunitetin global. Rreth 5.4 vjet për të mbuluar 75% të popullsisë së botës me të dyja dozat e vaksinës.
Megjithatë, norma po rritet vazhdmisht dhe vaksinat e reja, nga prodhues të tjerë, mund të jenë së shpejti në dispozicion.
Me fillimin e fushatës globale të vaksinimit, është hasur një shpërndarje e pabarabartë e vaksinave dhe madje shumë vende, ende nuk kanë marrë asnjë dozë. Kujtojmë se në Shqipëri kanë ardhur vetëm rreth 1 mijë doza. Të parët që janë vaksinuar janë mjekët dhe kryeministri Edi Rama, i cili pak ditë më parë mori dhe dozën e dytë.
Dorëzimi i miliarda vaksinave për të ndaluar përhapjen e Covid-19 në të gjithë botën, do të jetë sfida më e madhe e ndërmarrë ndonjëherë.
Burimi i të dhënave: bloomberg.com
Artikulli nga: Xing.al
