Nga Shqipëria / E Premte 12 Shkurt 2021, 12:12

8 vite së bashku, Venera i dedikon Lindit fjalët më të bukura të dashurisë

Sot është një ditë shumë e veçantë për një ndër çiftet më të dashur për publikun, Venera Lumani dhe Lind Ismali. Dyshja festojnë 8-vjetorin e dashurisë së tyre.

Venera ka publikuar në Instagram një pjesë nga kënga e tyre, “Me ty”, të cilën e sollën vetëm pak ditë më parë. Ajo ka shkruar një pjesë të këngës si dedikim për Lindin.

"Edhe kohen pas me e kthy
Jo asgje s’kisha ndryshu
M’thuj ca mundet neve me na thy?! Me e mira jone hala s'ka ardh! Gezuar 8 vjetorin, o dashuria e jetes time!", ka shkruar Venera krahas videos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VENERA (@veneralumani)