Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha ishin të ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin "ABC e Mëngjesit". Ata folën për historinë e tyre të dashurisë, që nga momenti i njohjes.

Dyshja janë njohur në ambientet televizive nëpërmjet muzikës. Marsela tha se e ka bërë për vete zëri i Vitmarit.

“Jemi njohur në ambientet televizive nëpërmjet muzikës. Edhe pse nuk jemi nga këto çifte romantike me qirinj, ka qenë një element i tij, zëri bariton që më ka bërë për vete. Ne shkëmbeheshim, unë shkoja te lokali ku Vitmari këndonte, ndërsa ai vinte te unë. Ndërsa tani që ka rënë pandemia, lokalet janë mbyllur dhe shkojmë nga kuzhina në dhomë”, tregoi ajo.





